4 Shtator 2025, 14:24
Nga E. D
Jelena Gjukanoviç
PRISHTINË- Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Jelena Gjukanoviç, për veprën penale “Spiunazh”. Ish-zyrtares së OSBE-së në Kosovë, akuzohet se deri më 28 shkurt të këtij viti, kur është arrestuar, ka siguruar dhe ka shpërndarë dokumente dhe informacione për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë të Republikës së Serbisë (BIA). Siç raportojnë mediat e Kosovës, Gjukanoviç akuzohet se ka marrë udhëzime nga i dënuari për spiunazh Aleksandar Vlajiç.
Sipas provave të siguruara gjatë hetmeve, dyshohet se Gjukanoviç ia ka transmetuar informacionet e siguruara zyrtarëve të lartë të BIA-s, përkatësisht R.G., përgjegjës i BIA-s për rajonin e Novi Pazarit dhe L.B. Me L.B. dyshohet se është takuar në Beograd.
“E pandehura, e cila mbante pozitën “Zyrtare e Programit Kombëtar” në Qendrën Rajonale të OSBE-së në Regjionin e Mitrovicës, akuzohet se ka siguruar dhe shpërndarë dokumente dhe informacione të ndjeshme për interes të BIA-s. Këto veprime, sipas Prokurorisë, kanë cenuar rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare të Kosovës, si dhe kanë vënë në rrezik jetën dhe sigurinë e zyrtarëve shtetërorë, qytetarëve dhe personelit ndërkombëtar të OSBE-së në Kosovë J.GJ. nga pozita e saj në OSBE, dhe udhëzimeve që kishte marrë nga tani i dënuari për spiunazh A.V., gjatë takimeve zyrtare dhe përpilimit të raporteve të OSBE-së, për pasqyrimin e situatës politike dhe të sigurisë në Kosovë, poashtu ka kontribuar në krijimin e një narrative armiqësore ndaj institucioneve të sigurisë, shtetësisë dhe integritetit të Republikës së Kosovës.
Sipas provave të siguruara gjatë hetimeve, informacionet e siguruara nga J.GJ, janë transmetuar tek zyrtarët e lartë të BIA-s, përkatësisht R.G., përgjegjës i BIA-s për Rajonin e Novi Pazarit në Serbi, dhe zyrtari L.B., ku me këtë të fundit, e pandehura në disa raste edhe është takuar në Beograd të Serbisë. Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës vazhdimin e masës së paraburgimit, dhe pas shqyrtimit gjyqësor, e pandehura të shpallet fajtore për veprën penale që i vihen në barrë dhe ndaj saj të shqiptohet dënim konform ligjeve në fuqi”, ka njoftuar Prokuroria Speciale.
jelena gjukanoviç
Politike
4 Shtator 2025, 14:24
I.A
Gonzato, Spiropali dhe Mrazikova
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Ambasadorin e BE, Silvio G...
Politike
4 Shtator 2025, 13:20
I.A
Blendi Gonxhja
TIRANË- Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja theksoi ngritjen e qendrave të reja t&...
Politike
4 Shtator 2025, 12:44
I.A
Arben Rakipi
TIRANË- Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi që është dhe kryesuesi i draftit t&eu...
Politike
4 Shtator 2025, 13:37
E. D
foo ilustruese
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka nisur të enjten procesin e tërheqjes së shortit p&...
Politike
4 Shtator 2025, 13:18
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta me kryebashkiakun e Kavajës në mbyllje të fjalimit të tij p&e...
Politike
4 Shtator 2025, 13:10
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është nevoja për një reformim total të inspektoriateve të po...
Politike
4 Shtator 2025, 13:08
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se natyra dhe bukuritë e saj janë asete më të mëdha që ka vendi...
Politike
4 Shtator 2025, 13:04
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, theksoi se do të ndalohet muzika në beach bar, pasi sipas tij po streson të gjith&eu...
Politike
4 Shtator 2025, 13:04
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për problemin e mbetjeve në zonat turistike në vendin tonë. Gjatë fjal&e...
Politike
4 Shtator 2025, 12:58
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përmendur nevojën për cilësi dhe shërbim në plazhet publike në vendi...