Politike

Kriminalizimi i shpifjes në Kodin e ri Penal/ Arben Rakipi: I fyejmë gazetarët nëse nuk i dënojmë për shpifje

Sipas tij, përjashtimi i gazetarëve nga dënimi lë të kuptohet që ata shpifin.  

4 Shtator 2025, 12:44 Nga I.A
Kriminalizimi i shpifjes në Kodin e ri Penal/ Arben Rakipi: I fyejmë
Arben Rakipi

TIRANË- Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi që është dhe kryesuesi i draftit të Kodit të ri Penal ka deklaruar e shpifja do të kriminalizohet në Kodin e ri Penal. Gjatë fjalës së tij në tryezën e dytë të prezantimit teknik të draftit, Rakipi deklaroi se nga kriminalizimi i kësaj vepre, nuk duhet që të përjashtohen gazetarët. Sipas tij, përjashtimi i gazetarëve nga dënimi lë të kuptohet që ata shpifin.  

“Më duhet fyese nëse i përjashtojmë gazetarët nga shpifja. Kjo në një farë mënyre bën licencimin e atyre që shpifin. Apo më keq akoma, paragjykon duke lënë të kuptohet që ata shpifin. Shqipëria ka një premtim për të dekriminalizuar shpifjen, por grupi ynë i punës nuk ka pasur kontakte politike për të thithur këtë orientim dhe ka qëndruar në nivelin Teknik”, tha ai.

arben rakipi

Sondazh

Poll