Politike

"Do e ndalojmë muzikën në lokalet e plazhit"/ Rama: Dhërmiu s’ka pse të ketë më subjekte që çmendin dynjanë

Rama u shpreh më tej se muzika duhet ndaluar plotësisht jashtë orëve të plazhit dhe shtoi se kush do dëgjoj muzikë deri në 5 të mëngjesit, duhet ta ofroj në zona që nuk është i gjithë qyteti qe duhet të dëgjoj jehonën. 

4 Shtator 2025, 13:04 Nga E. D
"Do e ndalojmë muzikën në lokalet e plazhit"/ Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, theksoi se do të ndalohet muzika në beach bar, pasi sipas tij po  streson të gjithë dynjanë. Rama u shpreh më tej se muzika duhet ndaluar plotësisht jashtë orëve të plazhit dhe shtoi se kush do dëgjoj muzikë deri në 5 të mëngjesit, duhet ta ofroj në zona që nuk është i gjithë qyteti qe duhet të dëgjoj jehonën. 

“Tallavaja e Beach Bareve të vendosura jo për të shërbyer, por për të stresuar gjithë dynjanë, zona të tëra të banuara duhet të vuajë ngritjen e  muzikës. Ne do ta ndalojmë muzikën, s’do të ketë muzikë në Beach Bare dhe do të bëjmë ridimensionim të numrit të beach bareve dhe të mënyrës se si do të lidhen me shërbimin në tërësi.

U habitëm fare, hapet beach bar, nga baech bari në barch bar është si të kalosh historinë e Rock & Roll, me një volum konkurrues. Muzika duhet ndaluar plotësisht jashtë orëve të plazhit dhe në orët e plazhit muzika duhet të jetë për ata që shkojnë tek beach bari, jo për ata që kalojnë tek bypasi i fierit. Nuk është e gjithë bashkia që duhet të dëgjojë jehonën”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll