Politike

Spiropali pret ambasadorin e BE Gonzato dhe Tatiana Mrazikovën: Antena e PE për Ballkanin Perëndimor, tashmë në Tiranë

Spiropali e cilësoi zyrën si “Antena e Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor”.

4 Shtator 2025, 14:24 Nga I.A
Spiropali pret ambasadorin e BE Gonzato dhe Tatiana Mrazikovën: Antena e PE
Gonzato, Spiropali dhe Mrazikova

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Ambasadorin e BE, Silvio Gonzato dhe drejtuesen e Zyrës së Përfaqësimit të Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor në Tiranë, Tatiana Mrazikova. Zyra e Përfaqësimit do të përshpejtojë dhe mbështesë proceset e integrimit, si dhe do të nxisë e fuqizojë ndërveprimin dhe mbështetjen e Parlamentit Europian me Kuvendin e Shqipërisë dhe parlamentet e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Postimi i Plotë:

Antena e Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor tashmë në Tiranë! Një impuls shtesë për integrimin dhe bashkëpunimin e vendeve të rajonit, si dhe për lidershipin e Shqipërisë në këto procese. Me Ambasadorin e BE, Silvio Gonzato, dhe drejtuesen e Zyrës, Tatiana Mrazikova.

tatiana mrazikova silvio gonzato elisa spiropali

Sondazh

Poll