Politike

"Do fokusohemi te hiret e Shqipërisë"/ Rama: Natyra dhe bukuritë e saj janë asete të mëdha

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se tashmë do të fokusohen te hiret e Shqipërisë, duke nisur nga lirimi i buzë-rrugëve deri te gjelbërimi i tyre. 

4 Shtator 2025, 13:08 Nga I.A
"Do fokusohemi te hiret e Shqipërisë"/ Rama: Natyra dhe
Edi Rama

TIRANËKryeministri Edi Rama ka deklaruar se natyra dhe bukuritë e saj janë asete më të mëdha që ka vendi ynë. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se tashmë do të fokusohen te hiret e Shqipërisë, duke nisur nga lirimi i buzë-rrugëve deri te gjelbërimi i tyre. 

"Ne të gjithë së bashku, dhe qeveria e re do jetë fokusuar, duhet të qëndisim fustanin e gjelbër të Shqipërisë në të gjithë pjesët ku e kemi shqepur dhe ku kemi bërë copë copë duke harruar që bukuria dhe hiret e Shqipërisë janë aseti më i madh. Luksi i Shqipërisë është ky: është bukuria e vet, është tradita e vet. Turizmi luksi bëhet duke kthyer natyrën dhe bukuritë e saj në asete duke rritur çmimin dhe këtë do ta shohim të gjitha përmasat, që nga rrugët kombëtare ku ka filluar lirim i buzë-rrugëve dhe ku do vazhdojmë me pas me gjelbërimin e tyre, nga krijimi i fidanishteve në tokat buzë-rruge, ku faktikisht nuk ka ndërtim dhe nuk ka prodhim dhe tek futja e natyrës më shumë në qytete”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll