Politike

“Ballkon i hapur mbi Mesdhe”, ministri Gonxhja: Do rijetësohen 100 kulla historike në 14 bashki

Gonxhe renditi avantazhet dhe sfidat që paraqet vendi ynë, duke u shprehur se Shqipëria është një ballkon i hapur mbi Mesdhe, një copëz toke e bekuar që bota po e zbulon me kureshtje, me entuziazëm dhe me dashuri.

4 Shtator 2025, 13:20 Nga I.A
“Ballkon i hapur mbi Mesdhe”, ministri Gonxhja: Do rijetësohen
Blendi Gonxhja

TIRANË- Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja  theksoi ngritjen e qendrave të reja të vizitorëve në Butrint, Apoloni dhe Bylis si dhe rijetësimin e 100 kullave historike në 14 bashki. Gjatë fjalës së tij, Gonxhe renditi avantazhet dhe sfidat që paraqet vendi ynë, duke u shprehur se Shqipëria është një ballkon i hapur mbi Mesdhe, një copëz toke e bekuar që bota po e zbulon me kureshtje, me entuziazëm dhe me dashuri.

“Do të rilindin, do të ngrihen nga e para, do të transformohen apo do të hapin dyert: Teatri Kombëtar, Muzeu Historik Kombëtar, Muzeu i Arteve të Bukura, Biblioteka Kombëtare e zgjeruar dhe Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, ndërsa do të ngrihen muze të rinj si Muzeu Hebraik, Muzeu “Besa”, Muzeu i Filmit dhe Muzeu i Arbëreshëve, së bashku me rrjetin e muzeve arkeologjikë, etnografikë dhe kinoteatrove në qytetet kryesore të Shqipërisë”, u shpreh ai.

blendi gonxhja

Sondazh

Poll