Politike

"Inspektoriatet e policive duhet të reformohen"/ Rama: Janë bërë vend qokash për ndërtime pa leje

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se këto inspektoriate janë bërë një vend qokash për ndërtime pa leje dhe për shfrytëzim të hapësirave. 

4 Shtator 2025, 13:10 Nga I.A
"Inspektoriatet e policive duhet të reformohen"/ Rama: Janë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është nevoja për një reformim total të inspektoriateve të policive në vend. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se këto inspektoriate janë bërë një vend qokash për ndërtime pa leje dhe për shfrytëzim të hapësirave. 

"Kushdo që do vërë një karrige jashtë duhet të kontribuojë me një pemë. Historia e ndërtimeve pa leje sjell nevojë edhe një reformimit të inspektorate të policive duhet të reformohen, të kthehen në shërbime bashkiake me standarde dhe kritere që certifikohen nga Akademia e Sigurisë. Sepse janë bërë vende qokash të tmerrshme dhe është e paimagjinueshme të vazhdojë kështu. Edhe e gjithë përpjekja “qëndisja e fustanit të Shqipërisë” do vazhdojë duke përmirësuar pikëpamjen infrastrukturore. Shpresoj që në këtë përpjekje të na bashkohet Kavaja demokratike që uroj të ndalojë zhvillimin e  mëtejshme të pallateve në vend të pishave”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll