Politike

"Mbi 9 milionë vizitorë"/ Rama: Të rrisim cilësinë dhe numrin e vizitorëve që konsumojnë në vendin tonë

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se kemi një rritje të madhe të turistëve nga Franca, Gjermania, Kina, India dhe Australia.

4 Shtator 2025, 12:49 Nga I.A
"Mbi 9 milionë vizitorë"/ Rama: Të rrisim
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se deri më tani janë mbi 9 milionë vizitorë në vendin tonë. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se kemi një rritje të madhe të turistëve nga Franca, Gjermania, Kina, India dhe Australia. Ndërkohë që theksoi se rritja e numrit të turistëve nuk është më prioriteti i parë, pasi prioritet tashmë është rritja e cilësisë.

"Ndryshe nga cfarë është thënë lidhur me prurjet e këtij viti, aktualisht dhe këto janë shifra jo opinione, sezoni turistik veror, ka sjellë që deri tani ne të kemi mbi 9 milionë vizitorë, gjysmë milioni më shumë. Kjo është ‘rënia’ e komentuar ashtu sikundër edhe një e dhënë tjetër që dua ta theksoj është se nuk është e vërtetë që numri i vizitorëve nga Kosova ka rënë, nuk figuron. Përkundrazi ka një rritje, që nuk është e madhe pasi ka pak ose aspak shqiptarë në Kosovë që nuk kanë qenë më parë në Shqipëri. Rritja e madhe nga Franca, Gjermania, e konsiderueshme nga Kina, India, Australia, rritja në numër për ne s’është më prioriteti i parë, prioriteti është rritja e cilësisë dhe numrit të turistëve që konsumojnë më shumë në vendin tonë. Ka një përputhshmëri shumë interesante midis rritjes së numrit të vizitorëve dhe përmirësimit të perceptimit, sjell si shembull Francën që në Eurobarometrin e bërë nga KE për të parë pëlqyeshmërinë e vendeve kandiate ka një perceptim pozitiv populli francez që as mund të imagjinohej kur Shqipëria dhe shqiptarët në Francë shikoheshin si një vrimë e zezë që sillte dele të zeza," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll