Politike

"Çështja e shpifjes merr autoritet politik"/ Arben Rakipi: Kjo vepër nuk është vetëm për gazetarët

Gjatë fjalës së tij në tryezën e dytë të prezantimit teknik të draftit, Rakipi ka theksuar se çështja e shpifjes merr më shumë autoritet politik. 

4 Shtator 2025, 12:26 Nga I.A
"Çështja e shpifjes merr autoritet politik"/ Arben Rakipi:
Arben Rakipi

 TIRANË- Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi që është dhe kryesuesi i draftit të Kodit të ri Penal ka deklaruar se çështja e shpifjes nuk prek domosdoshmërisht gazetarët. Gjatë fjalës së tij në tryezën e dytë të prezantimit teknik të draftit, Rakipi ka theksuar se çështja e shpifjes merr më shumë autoritet politik. 

Mund të shpifë kudo, nuk është e domosdoshme që subjekti të jetë gazetarë. Ekziston mundësia që mund të gabojë, dhe atij i duhet një mbrojtje, nga gabimi i zakonshëm në punë. Këtë e kemi përjashtuar. Çështja e shpifjes merr shumë autoritet politik, ata do thonë opinionet e tyre, por këmbëngulja jonë duhet të zbutet dhe të vendoset në ekuilibër të interesave që sapo përmenda. Të mos anashkalohen elementët juridikë, që lidhen me normat ndërkombëtare”, deklaroi Arben Rakipi.

arben rakipi ndryshimet ne kodin penal

Sondazh

Poll