Politike

"Po përfundon projekti Qukës-Qafë Plloçë"/ Balluku: Autostradat së shpejti pajisen me kamera

Gjatë fjalës së saj, Balluku theksoi se tashmë po përfundon projekti Qukës-Qafë Plloçë, ku shtoi se nëser bëhet i kalueshëm për automjetet. 

4 Shtator 2025, 12:44 Nga I.A
"Po përfundon projekti Qukës-Qafë
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka deklaruar se autostradat së shpejti do të pajisen me kamera sigurie. Gjatë fjalës së saj, Balluku theksoi se tashmë po përfundon projekti Qukës-Qafë Plloçë, ku shtoi se nëser bëhet i kalueshëm për automjetet. 

“Autostradat tani së shpejti pajisen me kamera, për të mos lënë të zbuluar asnjë zonë. Jemi duke përfunduar edhe projektet që janë qëndruar gjatë në duart e ndërtuesve, si ai i Qukës-Qafë Plloçë, me një projektet të vështirë, por nesër bëhet e aksesueshme për automjetet. Por dua të them se tashmë gjatë vitit të ardhshëm një serë prej segmenteve do të dorëzohen. Gjatë këtij viti kemi qenë të kujdesshëm për të parë ku janë problemet e trafikut dhe pjesa e daljes së autostradës nga Tirana në drejtim të Elbasanit dhe ARRSH ka përfunduar studimin dhe do nisim me urgjencë ndërtimin e një baypassi. Autostrada nga Thumana në Kashar ka pasur shumë sukses. Aviacioni mbetet një nga elementët kryesor të mbështetjes së turizmit dhe këtë e tregojnë shifrat”, tha ajo.

belinda balluku

Sondazh

Poll