Sport

Tetë gola në dy ndeshje, Tirana dhe Kukësi festojnë fitore emocionuese!

2 Shkurt 2020, 18:09 Nga DOSJA
Tetë gola në dy ndeshje, Tirana dhe Kukësi festojnë fitore

Kukësi dhe Tirana sot fituan kundër Flamurtarit dhe Teutës në ndeshjet e orës 17:00 të kampionatit shqiptar. Verilindorët bënë një ndeshje fantastike në Vlorë duke fituar 4-1, kurse bardheblutë nderuan tifozët me një përmbysje emocionuese.

Për skuadrën e Duros Shkurtaj nisi festën duke shënuar dy gola në pjesën e parë, ndërsa Musolli dhe Çema shënuan nga një gol. Goli i vetëm i vlonjatëve u shënua nga Vrapi.

Tirana, ndërkohë, i gjeti golat me Ngoo dhe Torassa. Për Teutën shënoi Vila. Skuadra e trajnerit Egbo mori fitoren e gjashtë radhazi me këtë trajner motivues për ta.

Kukësi mban kreun e klasifikimit me 38 pikë, kurse Tirana mbetet e dyta me një pikë më pak.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport flamurtari kukesi teuta tirana flamurtari kukesi teuta tirana

Sondazh

Poll