Sport

ME VIDEO: Tension në Kategorinë e Parë, përplasje në tribunën VIP pas sherrit në fushë, ‘shefat’ kapen me du

2 Shkurt 2020, 16:00 Nga DOSJA
ME VIDEO: Tension në Kategorinë e Parë, përplasje në

Tensioni dhe rrëmuja në fushë janë po aq të vjetra sa futbolli. Kjo vlen sidomos për Kategorinë e Parë në futbollin shqiptar.

Këtë fundjavë Devolli fitoi 2-1 kundër Turbinës në sfidën e vlefshme për Grupin A dhe gjatë takimit pati shumë tension.

Presidenti i skuadrës mike, Gentian Gjoka, pati akuza për mënyrën se si u gjykua ndeshja. Një video që po qarkullon online tregon lojtarët e Devollit duke bërë ndërhyrje shumë të ashptra.

Portieri Mali i Devollit u ndëshkua me të kuqe dhe shfryu duke sharë trajnerin kundërshtar. E gjitha kjo situatë e agravuar kaloi në tribunën VIP, ku pati gjithashtu përplasje. Drejtuesit e të dyja skuadrave u kapën me duar. Për më tepër, shihni videon.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport devolli tension turbina devolli tension turbina

Sondazh

Poll