Sport

Piatek “thumbon” Milanin: E kanë bërë zakon duke ndërruar sulmuesit

2 Shkurt 2020, 16:43 Nga DOSJA
Piatek “thumbon” Milanin: E kanë bërë zakon duke

Krzysztof Piatek te Milani ishte një histori dështimi. Sulmuesi u transferua fiks para një viti nga Genoa në Milano dhe gjërat nisën mirë, por më pas u kuptua se polaku nuk përshtatej dot me kuqezinjtë.

Tashmë ai luan te Hertha Berlin, ku duket se ndihet mirë. Nëse te Milani i zuri vendin suedezi Zlatan Ibrahimovic, në kryeqytetin gjerman ai ka hapësira për të ritreguar se sa vlen.

“Shënimi i golave është pasion për mua dhe e di se këtu pritet shumë prej meje. Jam mahnitur nga mikpritja. Tifozët ulërinin në qytet ‘Piatek, pum, pum, pum’. Ibra më zuri vendin? Shikoni, te Milani kjo është normale. Ata i ndryshojnë sulmuesit çdo vit, ndoshta është një zakon i tyre”, ka deklaruar Piatek. Thumb!

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport hertha milan piatek hertha milan piatek

Sondazh

Poll