Sport

Mungesa e Ibrahimovic ndihet, Verona bllokon kuqezinjtë edhe me 10 lojtarë!

2 Shkurt 2020, 16:57 Nga DOSJA
Mungesa e Ibrahimovic ndihet, Verona bllokon kuqezinjtë edhe me 10

Pa Ibrahimoviç, Milan nuk është i njëjtë. Ka përfunduar në 1-1 ndeshja kundër një Verona të guximshme.

Goli i parë do të vinte në minutën e 13 nga Faraoni, por Calhanoglu barazoi në minutën e 27 me një goditje dënimi që pati edhe devijimin e murit mbrojtës. Një gol me fat për kuqezinjtë, ku u mendua se do të vinte edhe përmbysja. Por nëse nuk luan Ibrahimoviç, te Milani nuk ka festë.

Sulmuesi suedez nuk ka qenë gati për këtë takim, për shkak të një shqetësimi fizik. Një paraqitje mbreslënëse ishte ajo e Marash Kumbullës, që falë devijimit të tij, në minutën e 93 i ka mohuar golin e fitores Castillejo-s.

Duhet thënë se Milan luajti 20 minuta me një lojtar më shumë, pasi mesfushori Amrabat u ndëshkua me karton të kuq, pas ndërhyrjes ndaj Castillejos.

(e.ç./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport milan milan-verona seria a milan milan-verona seria a

Sondazh

Poll