Sport

VIDEO: Sot ishte dita që Arsenalit iu ndërpre ëndrra Champions League

2 Shkurt 2020, 16:14 Nga DOSJA
VIDEO: Sot ishte dita që Arsenalit iu ndërpre ëndrra Champions

Burnley dhe Arsenal sonte nuk bënë ndonjë gjë të madhe në fushë dhe ndeshja u mbyll në barazim 0-0. “Topçinjtë” duhej ta fitonin këtë takim, sepse shiheshin si favoritët për të fituar, por Burnley bëri një ndeshje mjaft të mirë në prapavijë dhe mori 1 pikë.

Vlen të theksohet se sulmuesi Rodriguez kishte shansin më të mirë të ndeshjes për t’i dhënë fitoren skuadrës së Burnleyt, por qe i pafat. Ai ishte me portë të boshatisur, por gjuajti duke gjetur tranversën.

Në 13 sfidat e fundit, kjo skuadër ka marrë 2 barazime dhe ka regjistruar 11 humbje përballë Arsenalit. Gjermani Ozil luajti ndeshjen e 250-të me ekipin londinez, por nuk arriti të lërë gjurmë. Aubameyang gjithashtu qe i pafat, i rikthyer pas dënimit me tri ndeshje.

Me këtë rezultat të sotëm, tani pak tifozë të Arsenalit kanë shpresa për kualifikimin në Champions League. Kjo ishte një goditje e madhe për objektivat sezonale.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arsenal barazim burnely arsenal barazim burnely

Sondazh

Poll