Bota

Izolohet koronavirusi në Itali/ Ministri i Shëndetësisë: Zbulimi në funksion të vaksinës

2 Shkurt 2020, 15:11 Nga DOSJA
Izolohet koronavirusi në Itali/ Ministri i Shëndetësisë:

ITALI-Ministri i Shëndetësisë së Italisë, Roberto Speranza, ka njoftuar se mjekët e spitalit të Romës kanë arritur të izolojnë koronavirusin  duke shtuar se ky zbulim do të jetë në funksion të gjetjes së vaksinës.

“Do të vihet në dispozicion për bashkësinë shkencore ndërkombëtare. Një rekord i shkëlqyer italian, në më pak se 48 orë pas diagnositikimit të dy pacientëve të parë. Virologët arritën të izolojnë virusin”- tha ai.

Pas diagnostikimit të një çifti kinez të cilët kanë rezultuar bartës të virusit Italia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për 6 muaj.

Koronavirusi vdekjeprurës ka arritur shifra alarmante në Kinë, duke u marrë jetën 259 njerëzve, ndërsa mbi 12 mijë të tjerë janë prekur nga ky virus. Ndërkohë dje OBSH ka shpallur emergjencë botërore. Autoritetet kineze deklarojnë se kanë marrë masat e duhura pasi tashmë ato po kurojnë në spitalin me 1000 shtretër të ndërtuar brenda 48 orëve të gjithë pacientët e infektuar. Sipas shkencëtarëve mendohet që burimi i virusit të jenë kafshët e egra të shitura në mënyrë të paligjshme në një treg të hapur, por ekziston edhe versioni që virusi është krijuar në një laborator ushtarak. Ndërkohë jo vetëm Kina por edhe Australia po punon për krijimin e vaksinës kundër koronavirusit.

Marrë nga TGCOM24

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota coronavirus roberto speranza coronavirus roberto speranza

Sondazh

Poll