Bota

Shumë afër krijimi i qeverisë se re, Konjufca lë postin e kreut të Kuvendit. Pritet vetëm shpallja e marrëveshjes

1 Shkurt 2020, 07:30 Nga DOSJA
Shumë afër krijimi i qeverisë se re, Konjufca lë postin e

KOSOVË– Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë gjetur më në fund gjuhën e përbashkët. Sipas informacioneve mëoshet se pas takimit që kanë pasur sot është arritur marrëveshja, e cila pritet që të nënshkruhet vetëm në letër. 

Deri tani mësohet se Glauk Konjufca, është bërë ‘kurbani’ i parë dhe do japë dorëheqje nga posti i kreut të Kuvendit, që do i kalohet Vjosa Osmanit. Më tej Konjurfca do jetë pjesë e qeverisë dhe Albin Kurti i ka rezervuar postin e Ministrit të Jashtëm. 

Duket se nga kjo ofertë është jooshur LDK-ja dhe ka harruar dhe postin e Presidentit, që mësohet se do diskutohet vetëm kur Hashim Thaçit ti ketë mbaruar mandati. Tashmë pritet që dy partitë të mbedhin kryesinë e tyre dhe të shpallin marrëveshjen e formimit të qeverisë së re. Kuvendi do të mblidhet të hënën në orën 11:00, ku në rend dite është votimi i qeverisë së re. 

NEGOCIATAT E DËSHTUARA

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dështuar të arrijnë marrëveshje edhe pas më shumë se tre muaj prej se kanë përfunduar zgjedhjet. Ngërçi në krijimin e qeverisë ka nisur për ndarjen e posteve të larta shtetërore. Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që në vitin e parë të qeverisjes të ketë Kryetarin e Kuvendit dhe Zëvendës Kryeministrin e parë, e në vitin e ardhshëm të lëshojë karrigen e kreut të Kuvendit e të marrë atë të Presidentit. Ndërkohë që kërkon të ketë dhe 5 ministri.

Por, Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka zgjedhur Glauk Konjufcën si kryetar të Kuvendit dhe shprehet se nuk do e shkarkojë, por i ka propozuar LDK-së që të shtojnë numrin e ministrive e të marrin dhe Presidentin. Dy liderët e partive, VV-së dhe LDK-së janë takuar intensivisht me njëri-tjetrin, por ditët e fundit kanë ndërprerë takimet për më shumë se një javë dhe komunikimin e vetëm publik e kanë bërë me shkëmbimin e dy letrave të cilat përmbajnë ofertat e njëra- tjetrës se si të formohet qeveria. Pak ditë më parë është Konstituuar dhe Legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, ku u bë vetëm zgjedhja e kreut të ri të këtij institucioni, por ende nuk është arritur marrëveshja për të formuar dhe qeverinë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti isa mustafa koalicion mes ldk dhe vv qeveria e re e kosoves albin kurti isa mustafa koalicion mes ldk dhe vv qeveria e re e kosoves

Sondazh

Poll