Bota

Zbulohen detaje nga marrëveshja, VV dhe LDK do kenë nga 6 ministri, 3 do drejtohen nga pakicat

1 Shkurt 2020, 21:45 Nga DOSJA
Zbulohen detaje nga marrëveshja, VV dhe LDK do kenë nga 6 ministri, 3

KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, duket se kanë rëndë dakord që katër vitet e arshme të qeverisin bashkë. Sipas informacioneve nga dy partitë bëhet me dije se nesër pritet që të nënshkruhet marrëveshja, e cila është dakordësuar sot.

Sipas Gazeta Express, në qeverinë e re të vendit, të cilën do ta udhëheqë kreu i VV-së, Albin Kurti, do të jenë gjashtë ministra nga radhët e partisë së tij. Po ashtu dhe LDK-ja do të ketë gjashtë ministra në Qeverinë Kurti, ndërsa tri ministri do të udhëhiqen nga përfaqësues të pakicave në vend.

Mësohet se dy partitë kanë vendosur që për postin e presidentit të vendit, të diskutojnë në të ardhmen. Partia e Albin Kurtit dhe subjekti që udhëhiqet nga Isa Mustafa sipas të gjitha gjasave do ta bëjnë qeverinë të hënën.

Më 3 shkurt, e hënë, është caktuar që të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për votimin e qeverisë së re të vendit. Kryesia e Kuvendit ka miratuar kërkesën për seancë, të bërë nga Kurti, i cili është mandatar për formimin e kabinetit të ri qeverisës. Sot dy partitë kanë zhvilluar takime dhe kanë arritur në pikën e përbashkët. Gjithashtu është raportuar se Glauk Konjufca është larguar nga posti i kreut të Kuvendit për t’i lënë vendin Vjosa Osmanit nga LDK-ja.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti arrihet marreveshja ldk-vv isa mustafa koalicion mes ldk dhe vv qeveria e re ne kosove albin kurti arrihet marreveshja ldk-vv isa mustafa koalicion mes ldk dhe vv qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll