Bota

Zbardhen EMRAT, cilët janë ministrat nga LDK-ja në qeverinë e re të Kosovës

2 Shkurt 2020, 15:38 Nga DOSJA
Zbardhen EMRAT, cilët janë ministrat nga LDK-ja në qeverinë

LDK ka vendosur ta propozojë për Ministër të Punëve të Brendshme Agim Veliun. Me këtë rast, Podujeva do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, raporton Express.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë së LDK’së. Avullah Hoti do tëjetë Zëvendëskryeministër.

Anton Quni është propozuar për Ministër të Mbrojtjes. Besian Mustafa për Ministër të Bujqësisë. Hykmete Bajrami për Ministre të Arsimit. Vlora Dumoshi është propozuar për Ministre të Kulturës, derisa Lumir Abdixhiku për Ministër të Infrastrukturës.

Ndryshe, edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka propozuar ditë më parë emrat për ministra dhe zëvendëskryeministrin e dytë.

Ai ka njoftuar se ka zgjedhur për zëvendëskryeministër të dytë, Haki Abazin. Ndërkaq, si ministre të drejtësisë, Kurti kishte njoftuar se e kishin zgjedhur Albulena Haxhiun.

Ministër i Punëve të Jashtme ishte propozuar Blerim Reka, i cili pritet të zëvendësohet nga Glauk Konjufca, ndërsa, Ministër i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi.

Për Ministër të Ekonomisë Kurti ka propozuiar Rozeta Hajdarin. Kurse Arben Vitia është propozuar si Ministër i Shëndetësisë dhe Sportit.

Marrë nga Gazeta Express

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arrihet marrëveshja mes kurtit dhe mustafës kosove arrihet marrëveshja mes kurtit dhe mustafës kosove

Sondazh

Poll