Bota

Marrëveshja VV-LDK, Haradinaj: Lajm i mirë, të formohet sa më shpejt qeveria se Kosovën e presin punë të rëndësishme

1 Shkurt 2020, 22:01 Nga DOSJA
Marrëveshja VV-LDK, Haradinaj: Lajm i mirë, të formohet sa

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, ka reaguar pas raportimeve në mediat se Lëvizja Vetëvendsoje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur një marrëveshje për të bashkëqeverisur. Në një reagim në mediat, Haradinaj shkuan se është një lajm i mirë që janë përmbyllur më dakordësim negociatat mes LVV dhe LDK.

Më tej kryeministri në ikje shkruan se është e domosdoshme të formohet qeveria e re sa më shpejt, pasi Kosovën e presin punë të mëdha.

Lajmi që i gjithë procesi negociues është përmbyllur me dakordim nga LVV dhe LDK është veprim i duhur dhe konkretizimi i mirë, që respekton rezultatin zgjedhor. Tashmë është e domosdoshme të formohet qeveria sa më shpejtë.

Kosovën e presin punë të mëdha dhe procese të rëndësishme, për të cilat duhet lidership, qëndrime konsistente dhe institucione kredibile dhe të qëndrueshme. Qëndroj i bindur se agonia e tejzgjatjes për ndarje të posteve është vetëm shpërfaqja e parë e mashtrimit të madh me të cilin do të identifikohet Albin Kurti si Kryeministër”, shkruan Haradinaj.

Dy liderët e partive fituese të zgjedhjeve dhe delegacionet e tyre po vijojnë punën intensive për arritjen e një marëveshje dhe sipas informacioneve ata kanë rënë dakord. Tashmë pritet që marrëveshja të nënshkruhet në letër dhe të hënën të mandatohet dhe qeveria e re.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arrihet marreveshja ldk-vv koalicion mes ldk dhe vv qeveria e re ne kosove ramush haradinaj arrihet marreveshja ldk-vv koalicion mes ldk dhe vv qeveria e re ne kosove ramush haradinaj

Sondazh

Poll