TIRANË- Ditën e nesërme do të nisë zbatimi i ligji special anti-KÇK-së me strukturën e OFL-së (Operacioni Forca e Ligjit). Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të paketës ditën e sotme në repartin RENEA, ku është trajnuar Njësia ‘Operacioni Forca e Ligjit’, deklaroi se do u bëhet ferr jeta kriminelëve. Rama u dha ultimatum ’bosëve’ dhe të ‘fortëve’, teksa u shpreh që nëse nuk justifikojnë pasuritë e tyre do t’iu sekuestohet gjithçka. Kreu i qeverisë shtoi se që nga nesër subjektet duhet të plotësojnë formularin për burimin e pasurisë së tyre në një afat kohor prej 48 orësh. Sipas tij më pas për ta do nisë hetimet SPAK, dhe do të shprehet gjykata. Procesi mbi vërtetimin e dyshimeve për një pasuri mbyllet në harkun kohor të 30 ditëve. Ai theksohet se Policia e Shtetit e angazhuar si asnjëherë më parë në këtë nismë të re dhe kjo është një sporvë për SPAK. Kryeministri nënvizoi se prokurorët e gjyqtarët e korruptuar do të pezullohen brenda 3 ditësh.
Ndërsa ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh se në bashkëpunim me SPAK do të goditet krimin i organizuar dhe pasuritë e konfiskuara do të përdoren për Policinë e Shtetit.
Dy ditë më parë qeveria miratoi aktin normativ kundër KÇK, që sipas saj është një paketë ligjore speciale dhe do luftojnë krimin e organizuar dhe pasurinë e tyre. Rama platformën anti KÇK e ka prezantuar gjatë vitit 2019 dhe ka thënë se do jetë një paketë ligjore kundër krimit. Sipas Ramës ligji kundër KÇK-së do trondisë krimin dhe do arrijë të gjurmojë paratë e tyre. Por do jetë një mekanizëm ligjor, kundër njerëzve të drejtësisë që abuzojnë me detyrën pasi mund të digjen nga Vetting-u.
J.V, A.M/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Presidenti i vendit Ilir Meta ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në një postim në...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagon për miratimin e paketës anti- KÇK. Përmes një postimi në twitter, lideri i PD-së, shpreh...
TIRANË- Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas miratimit te paketës ‘Ant-KÇK’, ndërsa thekson faktin se me rëndësi është zbatimi i reformave në...
Tiranë- Ministrja e Shtetit për Marrëdhënine me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ndryshur “look”. Të gjithë e njohin për kaçurrelat e saj, por së fundmi a...
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka pushuar sot çështjen penale për sulmin që iu bë me bojë të kuqe në trup dhe fytyrë, deputetit të opozitës së Re, Ralf G...
TIRANË- Në Shqipëri prej disa kohësh vijon debati për paketën antishpifje, që është pritur me mjaft kritika edhe pse qeveria është tërhequr disa herë për n...
TIRANË- Partia Demokratike e cilëson të gabuar miratimin e paketës anti-KÇK me anë të aktit noramtiv nga qeveria. Në një deklaratë për mediat PD shk...
DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Durrës, ku ka parë nga afër rregullimet që po bëhen në pallatet të cilët nuk janë dëmtuar në struktura. Kreu i...
Politike 1 Shkurt 2020, 14:19
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video ku shihen disa dhjetëra efektivë të Njësisë Speciale që do kryejnë operacionet ‘Forca e Ligjit’ du...
Agim Kajmaku ende në arrati pritet të gjykohet për falsifikim të vulave dhe stampave, falsifikim të dokumenteve zyrtare si dhe kryerja e funksioneve pas largimi...