Aktualitet

Në kërkim për plagosje me armë zjarri në Berat, arrestohet 35-vjeçari në Greqi, pritet ekstradimi

Gjykata e Beratit, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

29 Gusht 2025, 12:22 Nga V.Ç
Në kërkim për plagosje me armë zjarri në Berat,
Foto ilustruese

GREQI – Një 35-vjeçar, i shpallur në kërkim për plagosje me armë zjarri, është arrestuar në Greqi. Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet F. Sh.

35-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Beratit, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Pritet ekstradimi i tij në Shqipëri.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Vijon bashkëpunimi intensiv me partnerët për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Si rezultat i këtij bashkëpunimi, është finalizuar një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar “The Wanted”.

Falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe shkëmbimit me Policinë Greke, nëpërmjet Interpol Tiranës, u bë i mundur arrestimi në Greqi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit shqiptar F. Sh., 35 vjeç, lindur në Berat.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Në muajin maj 2021, në Poshnje, Berat, shtetasi F. Sh. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit I. I., i cili, si pasojë, është plagosur.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Athinën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të shtetasit F. Sh. në Shqipëri. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, vijon intensivisht punën për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

arrestohet shqiptari ne greqi ekstradim

Sondazh

Poll