Aktualitet

Ekzekutoi kushëririn për çështje pronash/ Zbardhen detaje nga vrasja e Pirro Pronit, autori u vetëdorëzua në polici pak orë pas krimit

Dyshohet se Prroni ka tentuar ta godasë me thikë, ndërsa Maçaj ka reaguar duke nxjerrë armën e zjarrit.

29 Gusht 2025, 09:27 Nga r.ll
Ekzekutoi kushëririn për çështje pronash/ Zbardhen detaje
pirro proni

SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e autorit të vrasjes së 61-vjeçarit, Pirro Proni në Shkodër. Sipas informacioneve, Ndoc Maçaj, kushëriri i viktimës dhe njëkohësisht kryeplaku i fshatit Abat ku ndodhi vrasja, është vetëdorëzuar rreth orës 02:30 të mëngjesit. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 ndërsa ishin duke pirë bashkë në një tavolinë. Mes tyre kishte një konflikt të hershëm për prona. Procesi regjistrimit të tokave ka rindezur konfliktet mes tyre e cila më pas përfundoi në vrasje. 

Dyshohet se Prroni ka tentuar ta godasë me thikë, ndërsa Maçaj ka reaguar duke nxjerrë armën e zjarrit. Sipas raportimeve, kishte marrë një plumb në shpatull. Pritet që dëshmia e autorit të zbardhë të gjitha rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë policia ka gjetur gjetur në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar dy gëzhoja pistolete dhe 2 mjete prerëse (thikë dhe kmesë).       

NJOFTIMI I POLICISË:

Dyshohet se vrau me armë zjarri pistoletë, 61-vjeçarin, për motive të dobëta, arrestohet 58-vjeçari, i cili u vetëdorëzua disa orë pas ngjarjes, bashkë me armën e krimit. 

 Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit vunë në pranga shtetasin N. M., 58 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.   

Ky dyshohet se dje, në fshatin Abat, Shalë, ka vrarë me armë zjarri pistoletë, për motive të dobëta, shtetasin P. P., 61 vjeç, banues në fshatin Abat.    

Shërbimet e Policisë kanë gjetur në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar dy gëzhoja pistolete  dhe 2 mjete prerëse (thikë dhe kmesë).       

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

vrasja e pirro pronit vrasje ne shkoder ndoc maçaj

Sondazh

Poll