Aktualitet

Dyshohet se ka ndërruar jetë para disa muajsh, gjendet një trup i dekompozuar në një banesë në Korçë

Identiteti i personit që ka humbur jetën ende nuk dihet, ndërsa bëhet me dije se jetonte i vetëm dhe nuk kishte familjarë të tjerë.

29 Gusht 2025, 11:54 Nga r.ll
Dyshohet se ka ndërruar jetë para disa muajsh, gjendet një trup i
foto ilustruese

KORÇË- Një trup i dekompozuar është gjetur në një banesë në Korçë, ndërsa dyshohet se personi ka ndërruar jetë para disa muajsh. 

Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë lidhur me ngjarjen. Identiteti i personit që ka humbur jetën ende nuk dihet, ndërsa bëhet me dije se jetonte i vetëm dhe nuk kishte familjarë të tjerë.

Pritet që policia dhe grupi hetimor të zbardhin rrethanat e vdekjes së tij. 

policia e korces

Sondazh

Poll