Aktualitet

Incidente dhe përleshje në rrugët e Tiranës/ Arrestohen 3 persona, sulmuan autobusët e tifozave të Jagellonias, procedohen dy të mitur

Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës në aksin rrugor “Qafë Kashar - Rinas”.

29 Gusht 2025, 10:58 Nga r.ll
Incidente dhe përleshje në rrugët e Tiranës/ Arrestohen 3
perplasje nga mbremja e djeshme

TIRANË- Tre persona janë arrestuar në Tiranë, pasi penguan qarkullimin e automjeteve dhe gjuajtën me sende të forta 3 autobusë që transportonin tifozët e një ekipi futbolli të huaj. 

Ndërkohë, lidhur me ngjarjen ka nisur procedimi penal edhe për dy shtetas të mitur, 17 vjeç. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës në aksin rrugor “Qafë Kashar - Rinas”. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pas disa incidenteve në rrugët e kryeqytetit pas ndëshjes mes Dinamos dhe Jagellonias mbrëmë në stadiumin Air Albania. Sipas raportimeve, incidentet kanë vijuar nga përplasja mes tifozëve deri tek përdhosja e përmendores së Skënderbeut nga disa huliganë polakë.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë

Penguan qarkullimin e automjeteve dhe gjuajtën me sende të forta 3 autobusë që transportonin tifozët e një ekipi futbolli, identifikohen 5 shtetas. Vihen në pranga 3 prej tyre, procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasit A. M., 32 vjeç, K. S., 29 vjeç dhe Sh. S., 30 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 2 shtetas të mitur 17 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, pas mesnate, në aksin rrugor “Qafë Kashar - Rinas”, kanë penguar qarkullimin e automjeteve dhe kanë gjuajtur me sende të forta, 3 autobusë që transportonin tifozët e një ekipi futbolli.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkatërrim i pronës” dhe “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”, të kryera në bashkëpunim.

policia e tiranes

Sondazh

Poll