Aktualitet

Të dënuar me burg në Itali për grup kriminal që trafikonte drogë, vihen në pranga dy vëllezër, pritet ekstradimi (EMRAT)

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor "Operacionalja 64", ndërkohë po punohet për ekstradimin e tyre drejt Italisë. 

29 Gusht 2025, 09:59 Nga r.ll
Të dënuar me burg në Itali për grup kriminal që
foto nga arrestimi

TIRANË- Dy vëllezër tëdënuar nga autoritetet italiane, me 7 dhe 5 vjet burgim, për pjesëmarrje në grup kriminal që trafikonte drogë, janë arrestuar nga policia. Në pranga janë vënë shtetasit Roland Metushi, 47 vjeç, dhe Saimir Metushi, 45 vjeç, të dy banues në Divjakë.

Gjykata e Novarës, Itali, në muajin tetor 2024, e ka dënuar shtetasin Saimir Metushi, me 7 vjet burgim, ndërsa shtetasin Roland Metushi, me 5 vjet burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor "Operacionalja 64", ndërkohë po punohet për ekstradimin e tyre drejt Italisë. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Policia e Shtetit

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, për kapjen e shtetasve në kërkim.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 64”.

Lokalizohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas të kërkuar (vëllezër), të dënuar nga autoritetet italiane, me 7 dhe 5 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 64”.

Në kuadër të operacionit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Itali, i shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Roland Metushi, 47 vjeç, dhe Saimir Metushi, 45 vjeç (vëllezër), të dy banues në Divjakë.

Gjykata e Novarës, Itali, në muajin tetor 2024, e ka dënuar shtetasin Saimir Metushi, me 7 vjet burgim, ndërsa shtetasin Roland Metushi, me 5 vjet burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Materialet procedurale mbi arrestimin provizor të këtyre shtetasve, me qëllim ekstradimin e tyre në Itali, u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Interpolit Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve, në Itali.

roland metushi saimir metushi operacionalja 64

Sondazh

Poll