Aktualitet

Kërcënoi me armë zjarri dy punonjëset e hotelit të tij, caktohet arrest me burg për Emanuel Shkëmbin

Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë, në hotelin në pronësi të 26-vjeçarit.

29 Gusht 2025, 12:12 Nga r.ll
Kërcënoi me armë zjarri dy punonjëset e hotelit të tij,
foto ilustruese

VLORË- Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për  Emanuel Shkëmbin, i cili akuzohet për kanosje me armë zjarri ndaj dy punonjësve të tij. 

Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë, në hotelin në pronësi të 26-vjeçarit. Gjatë një konflikti për motive të dobëta, Shkëmbi ka kërcënuar me pistoletë punonjëset e hotelit të tij, nënë e bijë.

Gjithashtu u procedua penalisht babai i 26-vjeçarit, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj 53-vjeçares. Hetimet nisëm edhe për një 76-vjeçar, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se pas konfliktit ka fshehur armën e zjarrit tip pistoletë, që u përdor nga i riu. 

Arma u gjet dhe u sekuestrua së bashku me krehërin dhe 8 fishekët, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në njërën prej dhomave të hotelit.

emanuel shkembi

Sondazh

Poll