Aktualitet

U fut me skafandër në kokë në një argjendari në Shkodër për të vjedhur, hajduti kërcënon me armë pronarin dhe largohet pa marrë asgjë

Policia ka nisur kontrollet për kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor po punon për ta identifikuar. 

29 Gusht 2025, 12:24 Nga r.ll
U fut me skafandër në kokë në një argjendari në
foto ilustruese

SHKODËR- Një tentativë për grabitje është regjistruar ditën e sotme në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër. Sipas informacioneve zyrtare policore, një person ende i paidentifikuar që qarkullonte me motor është futur brenda një argjendarie me skafandër në kokë. 

Në këtë moment, pronari i argjendarisë i ka kërkuar që të heqë skafandrën, por ai ka refuzuar dhe është larguar me vrap, duke lënë edhe motomjetin para argjendarisë. Dyshohet se jashtë ambienteve të saj, ai i ka drejtuar një armë zjarri pronarit të argjendarisë që të mos ta ndiqte për ta kapur. Policia ka nisur kontrollet për kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor po punon për ta identifikuar. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në lagjen “Vasil Shanto”, një shtetas ende i paidentifikuar, që qarkullonte me motomjet, ka qëndruar para një argjendarie dhe me skafandër në kokë është futur në argjendari.

Pronari i argjendarisë i ka kërkuar që të heqë skafandrën, por ai ka refuzuar dhe është larguar me vrap, duke lënë edhe motomjetin para argjendarisë.

Dyshohet se jashtë ambienteve të saj, ky shtetas i ka drejtuar një armë zjarri pronarit të argjendarisë që të mos ta ndiqte për ta kapur.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

policia e shkodres

Sondazh

Poll