Politike

Raporti mbi korrupsionin/ Basha publikon raportin e GTCI: Vendi ynë po zbrazet nga të rinjtë, papunësia më e lartë në raj

31 Janar 2020, 17:58 Nga DOSJA
Raporti mbi korrupsionin/ Basha publikon raportin e GTCI: Vendi ynë po

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar raportin e Global Talent Competitiveness Index për vitin 2020, si i 10 studim, që sipas tij evidenton korrupsionin e qeverisë si problem për shoqërinë shqiptare.

Përmes një postimi në Tëitter, teksa ka dhënë disa nga arsyet përse vendi ynë po braktiset nga të rinjtë, Basha shkruan se PD ka propozuar masa emergjente për çlirimin e ekonomisë me ligjet anti-mafia dhe anti-oligarki, që tregu i lirë të funksionojë për të gjithë, jo vetëm për ca.

POSTIMI I LULZIM BASHËS: 

Raporti Global Talent Competitiveness Index është i dhjeti studim që evidenton korrupsionin e qeverisë si problem për shoqërinë shqiptare.

Vendi ynë po zbrazet dhe po braktiset nga të rinjtë dhe të shkolluarit sepse ka papunësinë më të lartë në rajon, varfërinë më të lartë në Europë, korrupsionin më të lartë në Ballkan, dhe mungesë të Shtetit të së Drejtës dhe meritokracisë. Por nuk ka pse të jetë kështu. Ne kemi të gjthë potencialin për mirëqenie dhe zhvillim këtu në vendin tonë. @pdshqiperi kemi propozuar masa emergjente për çlirimin e ekonomisë me ligjet anti-mafia dhe anti-oligarki që tregu i lirë të funksionojë për të gjithë, jo vetëm për ca.

Pak ditë më parë është publikuar indeksi mbi perceptimin e korrupsionit për vitin 2019 nga Transparency International. Raporti ka renditur Shqipërinë në vendin e 106 nga 180 vende, përsa i përket indeksit të korrupsionit, duke humbur kështu 7 vende, ku në 2018 ishte në vendin e 99. Së bashku me Shqipërinë në vendin e 106 renditet edhe Maqedonia e Veriut, Alergjia, Egjipti dhe Brazili.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha raporti i global talent competitiveness raporti mbi korrupsiionin lulzim basha raporti i global talent competitiveness raporti mbi korrupsiionin

Sondazh

Poll