Sport

Kupa e Mbretit, Barcelona fiton me “manita” dhe dopietë nga Messi

30 Janar 2020, 20:24 Nga DOSJA
Kupa e Mbretit, Barcelona fiton me “manita” dhe dopietë nga

Barcelona sot bëri një ndeshje spektakolare kundër Leganesit në Kupën e Mbretit, duke u kualifikuar në çerekfinale. Ekipi katalanas fitoi 5-0 në shtëpi dhe zbaviti në maksimum tifozët e vet.

Pjesa e parë u zgjidh nga francezët Griezmann dhe Lenglet, të cilët i dhuruan ekipit të Setien avantazhin e dyfishtë. Asistin për golin e mbrojtësit e dha Messi.

Në pjesën e dytë, ky i fundit nisi spektaklin personal. Argjentinasi shënoi dy gola, teksa realizoi edhe braziliani Arthur. Te goli i parë Messi u tregua spektakolar midis shumë mbrojtësve të Leganesit, por pati fat në goditjen drejt portës. Në të dytin mori një asist të bukur nga Rakitic, shmangu portierin, dërgoi topin në rrjetë dhe i dha Barcelonës “manitën” e 500-të në histori.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona fitore messi barcelona fitore messi

Sondazh

Poll