Sport

E bujshme! Vllaznia rikthen sulmuesin që vjet shënoi 11 gola për kuqeblutë

30 Janar 2020, 17:20 Nga DOSJA
E bujshme! Vllaznia rikthen sulmuesin që vjet shënoi 11 gola për

Një rikthim te Vllaznia dhe madje jo pak i bujshëm. Bëhet fjalë për transferimin më të fundit për këtë merkato janari në Shkodër, Silvio Junior.

Sulmuesi brazilian sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës kuqeblu, me të cilën shënoi 11 golave në Kategorinë e Parë. Ai së fundmi ka qenë në Sllovaki, ku nuk ka patur sukses dhe ka parë të arsyeshme rikthimin në Shqipëri.

Kategoria Superiore është një nivel më i lartë, krahasuar me atë që ai kaloi vjet në një ligë më poshtë, por pritet që me teknikën e tij të bëjë diferencën në kampionatin shqiptar.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin në skuadër të sulmuesit brazilian Silvio Rodriguez Pereira Junior. Ky i fundit siç e dini, ka qenë pjesë e skuadrës kuqebluve gjatë sezonit të kaluar teksa dha kontributin e tij për rikthimin e skuadrës tonë në Superligë.

Ndërkohë ditët e fundit, drejtuesit e klubit i kanë bërë ofertën atij për t’u rikthyer sërish tek Vllaznia dhe lojtari e ka pranuar atë ndërkohë që pasditen e sotme ka hedhur edhe firmën në kontratë.

Junior do të jetë pjesë e klubit tonë për një periudhë njëvjeçare dhe shpresojmë që me ardhjen edhe të tij, skuadra të ketë zgjidhur përfundimisht problemin e mungesës së golit. Mirë se erdhe sërish në Shkodër, Silvio!”, shkruhet në komunikatën e klubit kuqeblu.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport futboll merkato vllaznia futboll merkato vllaznia

Sondazh

Poll