Sport

VIDEO: Ide fantastike, Valencia prezanton lojtarin me “La Casa de Papel”

30 Janar 2020, 18:10 Nga DOSJA
VIDEO: Ide fantastike, Valencia prezanton lojtarin me “La Casa de

Alessandro Florenzi i ka dhënë fund aventurës me Romën dhe do të vazhdojë karrierën në Spanjë. Verdhekuqtë arritën një akord me Valencian dhe 28-vjeçari është huazuar deri në fund të këtij sezoni në La Liga.

Dy klubet do të diskutojnë sërish në verë për të ardhmen e lojtarit polivalent, teksa klubi iberik ka zgjedhur një mënyrë shumë të bukur për ta prezantuar lojtarin italian. Valencia ka njoftuar mbërritjen e Florenzit nëpërmjet një video ku shfaqet seriali i famshëm spanjoll “La Casa de Papel”.

“Sapo kam ardhur, Forza Valencia”, thotë shkurtimisht Florenzi, teksa edhe Roma ka publikuar në rrjetet sociale ndarjen me lojtarin, duke sjellë momentet e tij më të mira në një video. “Paç fat në këtë kapitull të ri të karrierës tënde”, lexohet në urimin e klubit kryeqytetas.

?? pic.twitter.com/a8g0qJ83RV

— Valencia CF ?? (@valenciacf) January 30, 2020

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport florenzi merkato valencia florenzi merkato valencia

Sondazh

Poll