Sport

Tirana pret Teutën në “Air Albania”! Çmimet e biletave irritojnë tifozët

30 Janar 2020, 20:01 Nga DOSJA
Tirana pret Teutën në “Air Albania”! Çmimet e

“Air Albania Stadium” të dielën do të jetë stadiumi ku Tirana do të presë Teutën. Klubi bardheblu ka marrë këtë vendim, duke marrë parasysh dëshirën e tifozëve, por edhe faktin se pikërisht ky stadium i solli fat në derbi pas shumë vitesh.

Tirana sot ka publikuar çmimet e biletave, vendin e shitjeve të tyre dhe pozicionimin e fansave. Nesër në mëngjes nis shitja e biletave pranë biletarisë “Selman Stërmasi” dhe në dyqanin e FSHF-së.

Tifozeria vendase do të vendoset në tribunat qëndrore (W), atë karshi (E) dhe tribunën mbas portës nga ana e qytetit (N), ndërsa ata të Teutës në tribunën nga liqeni (V). Çmimet janë mjaft të shtrenjta dhe tifozët kanë nisur të ankohen.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport air albania stadiumi tirana air albania stadiumi tirana

Sondazh

Poll