Sport

DOKUMENTI/ FIFA i heq embargon Luftëtarit, gjirokastritët mund të zhvillojnë merkato!

30 Janar 2020, 17:36 Nga DOSJA
DOKUMENTI/ FIFA i heq embargon Luftëtarit, gjirokastritët mund të

Mes gjithë asaj furtune Luftëtari mund të marrë frymë. Në klubin gjirokastrit ka mbërritur një email nga FIFA ku thuhet se Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve ka zhbllokuar merkaton e klubit dhe nuk do të ketë më pengesa sa i përket federimeve të lojtarëve.

FIFA i ka dhënë një lajm të gëzueshëm Luftëtarit, duke i zhbllokuar merkaton. Tashmë bluzinjtë janë të lirë që të transferojnë futbollistët që dëshirojnë për të mbyllur këtë kampionat. Të gjitha detyrimet janë shlyer kundrejt Marko Aurelio, që e kanë dërguar punën deri në këtë pikë.

Por gjithsesi nuk ka vend për shumë festë, pasi koha nuk premton. Kjo pasi merkato mbyllet pas vetëm 24 orësh dhe Luftëtari duhet të mbyll sa më shpejt zyrtarizimet e lojtarëve, për t’i pasur nën urdhërat e trajnerit Çoçlli.

Vetë FIFA është shprehur mbi zhbllokimin e merkatos

“Rrjedhimisht, dëshirojmë të informojmë klubin e Luftëtarit se bllokimi i merkatos, i sanksionuar sipas linjës 7, nga ky moment hiqet. Së fundmi, dëshirojmë t’u bëjmë me dije të dyja palëve se do të procedojmë me mbylljen e çështjes. Me respekt, Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve”, shkruhet në dokument.

 

Vendimi i FIFA-s për Luftëtarin (Klikoni këtu për ta lexuar të plotë)

(e.ç/ dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport çoçlli. fifa çoçlli. fifa

Sondazh

Poll