Sport

Zbardhet plani i Barcelonës: merr një yll nga Chelsea dhe Griezmann bëhet pykë!

30 Janar 2020, 17:12 Nga DOSJA
Zbardhet plani i Barcelonës: merr një yll nga Chelsea dhe Griezmann

Barcelonës i duhet urgjentisht një sulmues, pas dëmtimit të Luis Suarezit për 4 muaj. “Sky Sports” raporton se katalanasit kanë interes për anësorin e Chelsea, Willian.

Barcelona ka gati 20 mln paund për brazilianin. 31-vjeçari mund të provohet në të dyja krahët e sulmit dhe do të ndihmonte kështu në spostimin e francezit Antoine Griezmann në qendër të sulmit. Ai ka edhe 5 muaj kontratë në Londër, kështu që vlera e tj ka rënë ndjeshëm.

Willian është kërkuar edhe më parë nga katalanasit. Ai ka luajtur 69 ndeshje me Brazilin (9 gola të shënuar) dhe pritet të pranojë ftesën e kampionëve të La Ligës. Atje e pret një lojtar me emrin Leo Messi…

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona chelsea willian barcelona chelsea willian

Sondazh

Poll