Sport

E kryer: Milani merr një talent nga Belgjika, kostoja e operacionit 8 mln euro

30 Janar 2020, 17:34 Nga DOSJA
E kryer: Milani merr një talent nga Belgjika, kostoja e operacionit 8 mln

Milani provon sërish në merkato dhe ia del të bëjë transferimin e radhës. Merkatoja e janarit është drejt mbylljes, por klubi kuqezi këtë dimër është treguar realisht aktiv dhe ka bërë ndryshime kryesore në skuadër.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se Milani ka arritur marrëveshjen për talentin belg Alexis Saelemaekers. Ai luante deri tani tek Anderlecht dhe është vetëm 20 vjeç.

Djaloshi do të huazohet për 3.5 mln euro dhe Milani ka detyrim ta blejë duke paguar 3.5 mln euro të tjera. Në total, operacioni shkon në 8 mln euro, duke përfshirë edhe bonuset.

Saelemaekers luan në të dyja krahët e sulmit, por ka provuar edhe qendrën me sukses.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport belg merkato milan belg merkato milan

Sondazh

Poll