Sport

Valixhet gati dhe nesër vizitat mjekësore, Dortmundi merr juventinin për 30 mln euro

30 Janar 2020, 18:36 Nga DOSJA
Valixhet gati dhe nesër vizitat mjekësore, Dortmundi merr juventinin

Nëse je gjerman dhe do të grumbullohesh me kombëtaren gjermane në Euro 2020, e mira është që të luash në Bundesligë. Nëse nuk të kërkon Bayern, shko te Borussia Dortmund.

Ky mund të quhet ligj i pashkruar në futbollin gjerman dhe Emre Can e di mirë. Mediat italiane dhe ato gjermane shkruajnë se mesfushori i Juventusit po bën gati valixhet për t’u transferuar në “Signal Iduna Park”.

Detajet e fundit po përfundojnë dhe bëhet fjalë që operacioni të kushtojë 30 milionë euro. Nesër janë programuar vizitat mjekësore dhe gjërat do të jenë zyrtare. A ta urojmë që tani?

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter merkato slimani inter merkato slimani

Sondazh

Poll