Politike

Denoncimi i kryedemokratit të Fierit: Pandeli Tole është arrestuar, Policia po i ushtron presion për të pranuar mandatin

14 Mars 2019, 12:12 Nga DOSJA
Denoncimi i kryedemokratit të Fierit: Pandeli Tole është

FIER- Kreu i demokratëve në Fier, Luan Baçi pretendon se ndaj kandidatëve të PD-së në listën shumëemrore po ushtrohet presion për të pranuar mandatin.

Sipas Baçit, kandidati për deputet Pandeli Tole është arrestuar dhe është vënë në presion për të pranuar mandatin e deputetit duke shtuar se policia e shtetit është në shërbim të politikës.

I kanë prerë flet arrestin dhe po e mbajnë brenda pasi nuk ka pranuar mandatin. Pandeli Tole po mbahet në mënyre të padrejtë. Mbahet në birucë dhe po i bëhet presion. Policia është vendosur në shërbim të politikës dhe qeverisë. Po cenon të drejtat e qytetarëve fierakë.

Kandidati për deputeti i PD-së për Fierin, Pandeli Tole sipas Baçit është arrestuar që prej mesditës të së mërkurës dhe mbahet brenda pa arsye.

Më 21 shkurt opozita vendosi djegien e mandateve për të sjellë sipas tyre rrëzimin e qeverisë Rama. Opozita e Bashkuar kërkon krijimin e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Mirëpo jo të gjithë anëtarët e partive i janë bashkuar aksionit të opozitës. Nga PD dhe LSI ka pasur rrjedhje duke bërë që 16 kandidatë të pranojnë mandatin e tyre. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites luan baci pandeli tole djegia e mandateve te opozites luan baci pandeli tole

Sondazh

Poll