Politike

Rama thumbon nga Elbasani: Lala feston më 14, Luli më 16, lali më 17

14 Mars 2019, 11:02 Nga DOSJA
Rama thumbon nga Elbasani: Lala feston më 14, Luli më 16, lali më

ELBASAN– Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ndodhet në qytetin e Elbasanit me rastin e festimeve të Ditës së Verës. Ai është i pranishëm në një vizitë në Skampa dhe më pas do të jetë në panairin e Ditës së Verës për vitin 2019.

Ndërkohë kryeministri Rama nuk e ka kursyer ironinë pas njoftimit të kryebashkiakut Veliaj që festimet për Ditën e Verës në Tiranë u shtynë për në datën 17 për shkak të motit të keq që pritej të përfshinte vendin ditën e sotme. Kryeministri ka thumbuar gjithashtu edhe kryeopozitarin Lulzim Basha, i cili pritet të zhvillojë një protestë më datë 16, dhe këtë të fundit Rama e cilëson një festë.  

“Lala feston ne datën 14 (e ka fjalën për kryebashkiakun e Elbasanit Qazim Sejdini), Luli ne 16, kurse Lali në 17. Dita e Veres është një ditë e veçantë. Ju uroj te gjitheve gezuar Ditën e Verës,”- tha Rama.

(f.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dita e veres edi rama erion veliaj lulzim basha qazim sejdini dita e veres edi rama erion veliaj lulzim basha qazim sejdini

Sondazh

Poll