Politike

Bashës i dalin dibranët nga ‘skenari’, paraqiten me sloganin “Nano ik” (Video)

14 Mars 2019, 11:30 Nga DOSJA
Bashës i dalin dibranët nga ‘skenari’, paraqiten me

DIBËR– Kryedemokrati Lulzim Basha vijon me vizitat e tij nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë ku fton të gjithë qytetarët që t’i bashkohen në protestën e paralajmëruar të 16 marsit. Gjatë vizitës së tij në Dibër një ditë më parë është përballur me një qytetar, i cili i ka dalë nga ‘skenari’.

Qytetari në fjalë është paraqitur para Bashës me parullën “Nano ik” dhe jo “Rama ik” siç është parë së fundmi në prtestat e opozitës.  Ky slogan është përdorur nga Partia Demokratike në kohën kur Fatos Nano është kryeministër.

Më 16 mars opozita e bashkuar ka paralajmëruar një protestë të madhe. Ajo synon rrëzimin e qeverisë Rama, ngritjen e një qeverie tranzitore dhe realizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne diber diber lulzim basha nano ik rama ik basha ne diber diber lulzim basha nano ik rama ik

Sondazh

Poll