Bota

Kina merr vendimin/ Nga data 3 shkurt do të prodhohen çdo ditë nga 1 milion maska për kufizimin e përhapjes së koronavirus

30 Janar 2020, 14:38 Nga DOSJA
Kina merr vendimin/ Nga data 3 shkurt do të prodhohen çdo ditë

KINË– Mediat e huaja kanë njoftuar se duke filluar nga  data 3 shkurt Kina çdo ditë do të prodhojë 1 milion maska,dhe në  total 180 milion për të kufizuar përhapjen e koronavirusit të Wuhan.

Është vendosur që të zbatohet pasi,  virusi është shpërndarë në mënyrë të shpejtë duke vrarë  170 perosona dhe 7000 të tjerë janë infektuar .

Sipas urdhërit që ka vendosur shteti do të prodhohen rreth 1 milion maska në ditë dhe qendrat e  prodhimit do të jenë në megaqytetet e Shanghai, Guangzhou, Shenzhen dhe Chongqing.

Urdhëri i ri mendohet se do jetë në gjendje të zhbëjë ndryshimin midis ofertës dhe kërkesës në rritje për maska dhe mjetet të tjera mbrojtëse nga koronavirusi.

Koronavirusi vdekjeprurës  ka arritur shifra alarmante në Kinë, duke u marrë jetën 170 njerëzve, ndërsa mbi 7000 të tjerë janë prekur nga ky virus. Autoritetet kineze deklarojnë se kanë marrë masat e duhura pasi tashmë ato po kurojnë në spitalin me 1000 shtretër   të ndërtuar brenda 48 orëve të gjithë pacientët e infektuar. Ata kanë bërë thirrje për të gjithë  qytetarët  kinezë por edhe për çdo shtetas tjetër që ndodhet në Kinë t’i përmbahen rregullave higjienike në shmangien  ndaj virusit vdekjeprurës. Sipas shkencëtarëve mendohet që burimi i virusit të jenë kafshët e egra të shitura në mënyrë të paligjshme në një treg të hapur, por ekziston edhe versioni  që virusi është krijuar në një laborator ushtarak. Ndërkohë jo vetëm Kina por edhe Australia po punon për krijimin e vaksinës kundër Koronavirusit.

A.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë shkon ne 170 numri i viktimave te koronavirusit virusi ne kine koronavirusi në kinë shkon ne 170 numri i viktimave te koronavirusit virusi ne kine

Sondazh

Poll