Bota

Koronavirusi/ Bllokohet kroçera me 6,000 pasagjerë në Itali, çifti kinez dyshohet të jenë infektuar nga virusi

30 Janar 2020, 12:08 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Bllokohet kroçera me 6,000 pasagjerë në Itali,

ITALI– Ditën e sotme në Portin e Civitavecchia në Itali, një anije që kishte brenda rreth 6000 pasagjerë është bllokuar, pasi dy persona u dyshuan me koronavirus.

Kjo ndodhi pasi në dy prej pasagjerëve u pa e arsyeshme të bëheshin  testet mjekësore të detajuara.

Dy partnerët  me  origjinë kineze nga Hong Kongu,  pasi kishin zbritur më 25 janar në aeroportin e Milanos, kishin  marrë anijen në Savona të Italisë.

Pas kontrollit zyrtari i Rojes Bregdetare Vicenzo Leone ka deklaruar:  Jemi duke pritur rezultatet e testimeve të kryera. Të gjitha hapat që duheshin realizuar janë ndërmarrë. Situata është nën kontroll dhe për momentin nuk shihet të ketë motive për t’u shqetësuar në bord.

Nga ana tjetër në Romë, mbrëmjen e djeshme një çift kinez është dërguar me urgjencë në spitalin e Spallanzani ku po marrin trajtimin e duhur.

Ata kishin ardhur nga Kina në Itali, dy ditë më parë dhe po qëndronin në një hotel në Romë.

Koronavirusi vdekjeprurës  ka arritur shifra alarmante në Kinë, duke u marrë jetën 170 njerëzve, ndërsa mbi 7000 të tjerë janë prekur nga ky virus. Autoritetet kineze deklarojnë se kanë marrë masat e duhura pasi tashmë ato po kurojnë në spitalin me 1000 shtretër   të ndërtuar brenda 48 orëve të gjithë pacientët e infektuar. Ata kanë bërë thirrje për të gjithë  qytetarët  kinezë por edhe për çdo shtetas tjetër që ndodhet në Kinë t’i përmbahen rregullave higjienike në shmangien  ndaj virusit vdekjeprurës. Sipas shkencëtarëve mendohet që burimi i virusit të jenë kafshët e egra të shitura në mënyrë të paligjshme në një treg të hapur, por ekziston edhe versioni  që virusi është krijuar në një laborator ushtarak. Ndërkohë jo vetëm Kina por edhe Australia po punon për krijimin e vaksinës kundër Koronavirusit.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bllokohet krocera ne itali me 6000 pasagjere koronavirusi në kinë shkon ne 170 numri i viktimave te koronavirusit virusi ne kine bllokohet krocera ne itali me 6000 pasagjere koronavirusi në kinë shkon ne 170 numri i viktimave te koronavirusit virusi ne kine

Sondazh

Poll