Bota

Vë në rrezik jetën për bashkëshorten/ Nuk largohet nga Whani, qyteti ku shpërtheu Koronavirusi

30 Janar 2020, 14:33 Nga DOSJA
Vë në rrezik jetën për bashkëshorten/ Nuk largohet nga

KINË– Mediat britanike kanë bërë me dije se të gjithë njerëzit e Wuhan do të largohen nga qyteti ditën e enjte dhe do të zhvendosen në karantinë për dy javë në një bazë ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar, pasi numri i të vdekurve  nga sëmundja ka arritur në 170 dhe 7000 të tjerë janë infektuar.

Por megjithatë, Benito Crolla, 38 vjeç dhe nëna e tij Joan, 75 vjeç, të cilët tani duhet të ishin larguar nga vendi i tyre kanë zgjedhur të qëndrojnë me gruan Maddie Wu, 38 vjeç pasi sipas tyre nuk kanë zgjidhje tjetër dhe se nuk mund ta linin vetëm.

Siç bëhet e ditur, ish-piloti u dashurua me gruan e tij pasi u takuan në aplikacionin për takime Tantan kur ai udhëtoi për një pushim vjetor një mujor.

Ai thotë se do të frikësohej për sigurinë e Maddie nëse ai do ta linte atë dhe pretendon se ajo është një figurë kryesore në kujdesin e nënës së tij, e cila vuan nga dementia dhe ka nevojë për kujdes të rregullt.

Banori i Wuhan ka akuzuar Britaninë dhe autoritetet kineze për “trajtimin e krizës së koronavirusit, duke pretenduar se familja e tij ka qenë e ‘braktisur dhe gënjyer’, me mesazhe të përziera dhe komunikim të dobët”.

Ish-piloti thotë se ai mori një e-mail nga Zyra për Çështje të Jashtme të martën që thoshte se e gjithë familja do të ishte në gjendje të transportohej me aeroplan.

Sidoqoftë, entuziazmi i tyre u shua kur një e-mail i dytë të mërkurën nënkuptonte se nuk do të ishte e mundur për shtetasit kinezë të largoheshin, as edhe me bashkëshortët e tyre.

Koronavirusi vdekjeprurës  ka arritur shifra alarmante në Kinë, duke u marrë jetën 170 njerëzve, ndërsa mbi 7000 të tjerë janë prekur nga ky virus. Autoritetet kineze deklarojnë se kanë marrë masat e duhura pasi tashmë ato po kurojnë në spitalin me 1000 shtretër   të ndërtuar brenda 48 orëve të gjithë pacientët e infektuar. Ata kanë bërë thirrje për të gjithë  qytetarët  kinezë por edhe për çdo shtetas tjetër që ndodhet në Kinë t’i përmbahen rregullave higjienike në shmangien  ndaj virusit vdekjeprurës. Sipas shkencëtarëve mendohet që burimi i virusit të jenë kafshët e egra të shitura në mënyrë të paligjshme në një treg të hapur, por ekziston edhe versioni  që virusi është krijuar në një laborator ushtarak. Ndërkohë jo vetëm Kina por edhe Australia po punon për krijimin e vaksinës kundër Koronavirusit.

Burimi:  Metro 

A.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë shkon ne 170 numri i viktimave te koronavirusit virusi ne kine koronavirusi në kinë shkon ne 170 numri i viktimave te koronavirusit virusi ne kine

Sondazh

Poll