Bota

Përfaqësuesi i lartë i BE vizitë në Kosovë: Të formohet qeveria e re, do ndihmojë në dialogun me Serbinë

30 Janar 2020, 13:17 Nga DOSJA
Përfaqësuesi i lartë i BE vizitë në Kosovë:

KOSOVË-  Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka zhvilluar sot një vizitë në Kosovë, ku është takaur me Presidentin Hashim Tahaçi. Pas këtij takimi Borell ka deklaruar se në ndermejtësimin mes Kosovës dhe Serbisë do futet dhe Bashkimi Evropian, por pa bërë garë me emisarin e SHBA-së në bisedime, Richard Grenell.

Amerikanët kanë shumë plane. Për Lindjen e Mesme, Korenë dhe për këtu. Është një çështje të kesh plan, dhe çështje tjetër të angazhohesh për të pasur sukses. Ne kemi investuar më shumë se 1 miliardë. Nuk po bëj garë me amerikanët, do të punojmë së bashku dhe nuk do të ketë ndasi. Ne nuk jemi këtu të vendosim fajin njeri tjetrit. Ne ndoshta nuk jemi mjaf të zëshëm por jemi mjaft të involvuar në këtë çështje”, u shpreh Borell.

Më tej ai tha se nuk është puna e tij të bindë shtete të tjera të njohin Kosovën, por mund të ndërmjetësonte dialogun. “Nuk është detyra ime të binde 5 shtete ta njohin Kosovën. Këtu përfaqësoj BE’në. Nuk do të imponojmë asnjë marrëveshje”, tha ai.

Po ashtu ai ka folur dhe për qeverinë e re në Kosovë dhe tha se i është premtuar se do formohet shumë shpejt. “Kosovarët janë ta lirë te vendosin për fatin e vet. Ata duhet të krijojnë qeveri. Një qeveri e re duhet të krijohet sa më shpejt. Presidenti më njoftoi që kjo do të ndodhë shumë shpejt, jam i lumtur për këtë”, ka thënë Borell.

Nga ana tjetër Thaçi pas takimit u shpreh se është jetike për Kosovën që BE të jetë unike në raport me dialogun. “Sa i përket dialogut, jetike është që BE të jetë unike në raport me dialogun Kosovë-Serbi. Por që të ketë sukses real duhet të ketë koordinim SHBA- BE, pa këtë bashkëpunim smund të ketë sukses. Roli i ShBA’së është i pa zëvëndësueshëm. Grenell ka bërë punë të jashtëzakonshme.  Marrëveshja finale është jetike për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë presidenti Hashim Thaçi.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni borell ne kosove dialogu kosove-serbi hashim thaci josep borrell borell ne kosove dialogu kosove-serbi hashim thaci josep borrell

Sondazh

Poll