Bota

Rusia ka mbyllur kufirin e saj me Kinën deri më 7 shkurt, për shkak të Koronavirusit

30 Janar 2020, 10:37 Nga DOSJA
Rusia ka mbyllur kufirin e saj me Kinën deri më 7 shkurt, për

RUSI– Tre rajone ruse në Lindjen e Largët kanë mbyllur kufijtë e tyre me Kinën deri në 7 shkurt pasi frika është e madhe për shpërthimin e koronavirus në vend. Lajmi  është bërë i ditur nga guvernatori i rajonit të Khabarovsk.

Mbylljet e kufijve ndikojnë në vendkalimet në rajonin e Oblastit Autonome Hebre, Khabarovsk dhe Amur, njoftoi Reuters.

Ende nuk ka raste të konfirmuara të koronavirusit në Rusi. Sidoqoftë, autoritetet në Moskë kanë prezantuar masa paraprake të veçanta në hotele dhe vendet turistike në kryeqytetin rus për shkak të shqetësimeve për transferimin e koronavirusit kinez, është shprehur kryetari Sergei Sobyanin.

Ne kemi marrë nën kontroll të veçantë hotelet dhe vendet e tjera ku turistët mblidhen masivisht.”- shkroi kryetari Sergei Sobyanin në faqen e tij të internetit.

Koronavirusi vdekjeprurës  ka arritur shifra alarmante në Kinë, duke u marrë jetën 170 njerëzve, ndërsa mbi 7000 të tjerë janë prekur nga ky virus. Autoritetet kineze deklarojnë se kanë marrë masat e duhura pasi tashmë ato po kurojnë në spitalin me 1000 shtretër e ndërtuar brenda 48 orëve të gjithë pacientët e infektuar. Ata kanë bërë thirrje për të gjithë  qytetarët  kinezë por edhe për çdo shtetas tjetër që ndodhet në Kinë t’i përmbahen rregullave higjienike në shmangien  ndaj virusit vdekjeprurës. Sipas shkencëtarëve mendohet që burimi i virusit të jenë kafshët e egra të shitura në mënyrë të paligjshme në një treg të hapur, por ekziston edhe versioni  që virusi është krijuar në një laborator ushtarak. Ndërkohë jo vetëm Kina por edhe Australia po punon për krijimin e vaksinës kundër Koronavirusit.

Burimi: Novinite 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë rusia mbyll kufinjte me kinen shkon ne 170 numri i viktimave te koronavirusit virusi ne kine koronavirusi në kinë rusia mbyll kufinjte me kinen shkon ne 170 numri i viktimave te koronavirusit virusi ne kine

Sondazh

Poll