Bota

Kryebashkiaku i Wuhanit pranon publikisht fajin: Nuk njoftova qytetarët sepse nuk kisha autorizim nga qeveria

30 Janar 2020, 11:13 Nga DOSJA
Kryebashkiaku i Wuhanit pranon publikisht fajin: Nuk njoftova qytetarët

KINË- Kina prej ditësh është përfshirë nga virusi vdekjeprurës ku deri më tani u ka marrë jetën 170 personave, ndërsa ka infektuar mbi 7000 të tjerë, për këtë shkak të gjitha autoritetet janë në alarm pasi jeta e qytetarëve është në rrezik.

Ndërkohë e deklaruar që prej në fillim se Whani është qyteti i përhapjes së virusit, kreu i bashkisë së Wuhanit, Zhou Xianwang  ka pranuar fajin, duke thënë se ka qenë ai shkaktari i katastrofës së madhe në vend.

Teksa ai ka folur për televizionin shtetëror kinez, kryebashkiaku i Wuhanit Zhou Xianwang ka deklaruar se në kohën që kishte marrë njoftimin për përhapjen e virusit, ai nuk kishte dalë në një deklaratë publike që të paralajmëronte banorët.

“Nuk kisha autorizim nga instancat shtetërore.”-ka thënë Zhou.

Mendohet që autoritetet kineze e kanë zbuluar virusin, por nuk ishte konfirmuar  saktësisht, pasi nuk kishte prekur asnjë banor.

Ndërkohë sot një muaj më vonë, për shkak të atij gabimi kanë vdekur 170 persona dhe janë prekur 7000 qytetarë nga virusi në të gjithë Kinën.

Koronavirusi vdekjeprurës  ka arritur shifra alarmante në Kinë, duke u marrë jetën 170 njerëzve, ndërsa mbi 7000 të tjerë janë prekur nga ky virus. Autoritetet kineze deklarojnë se kanë marrë masat e duhura pasi tashmë ato po kurojnë në spitalin me 1000 shtretër   të ndërtuar brenda 48 orëve të gjithë pacientët e infektuar. Ata kanë bërë thirrje për të gjithë  qytetarët  kinezë por edhe për çdo shtetas tjetër që ndodhet në Kinë t’i përmbahen rregullave higjienike në shmangien  ndaj virusit vdekjeprurës. Sipas shkencëtarëve mendohet që burimi i virusit të jenë kafshët e egra të shitura në mënyrë të paligjshme në një treg të hapur, por ekziston edhe versioni  që virusi është krijuar në një laborator ushtarak. Ndërkohë jo vetëm Kina por edhe Australia po punon për krijimin e vaksinës kundër Koronavirusit.

Burimi: qz.com  

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë shkon ne 170 numri i viktimave te koronavirusit virusi ne kine zhou xianwang koronavirusi në kinë shkon ne 170 numri i viktimave te koronavirusit virusi ne kine zhou xianwang

Sondazh

Poll