Bota

Vrau me armë zjarri të dashurën e re, dhe copat e trupit ia hodhi në lumë, flasin psikiatrët për krimin e historianit rus

30 Janar 2020, 13:53 Nga DOSJA
Vrau me armë zjarri të dashurën e re, dhe copat e trupit ia hodhi

RUSI– Oleg Sokolov, 63-vjeç, akuzohet se ka qëlluar studenten 24-vjeçare PhD Anastasia Yeschenko me një pushkë të tipit TOZ-17 të shekullit të 19-të në shtëpinë e tij në St.Petersburg vitin e kaluar.

Historiani, i cili shpesh vishet si heroi i tij francez,akuzohet për copëtim të trupit të pajtetë të  Yeschenko, pasi nga kamerat është parë që ai i ka futur pjesët e copëtuara të trupit të saj në qese plastike dhe i ka hedhur në lumin Moika.

Pas arrestimit të tij në nëntor të vitit të kaluar, psikiatërve iu kërkua të vlerësonin gjendjen e tij mendore.

Ata kanë konstatuar që ai ishte i shëndoshë në atë kohë. Analizat treguan se ai nuk ishte në një gjendje të fortë emocionale ose në një “situatë psikologjike traumatike” kur e vrau atë, thuhet në raport.

Avokati i tij Alexandër Pochuev pretendoi se Sokolov u përball me ‘ngacmim’ nga rrjedhjet e gjetjeve psikiatrike përpara gjyqit të tij. Ai fajësoi prokurorët që kërkojnë të ‘diskreditojnë’ Sokolovin.

Fillimisht policia besonte se Sokolov goditi me thikë Yeschenko para se ta copëtonte atë, por tani besoj se ai e qëlloi atë.

Detektivët thonë se ai ngarkoi pushkën e tij me plumba pushkësh Sniper 5.6 mm dhe e qëlloi gruan në kokë disa herë.

Gjithsej tetë plumba munguan nga kutia e tij e municioneve. Më herët është raportuar se trupi i saj gjithashtu kishte plagë me thikë. Sokolov më parë pretendoi se Yeschenko e kishte kundërshtuar ashpër atë duke parë fëmijët e tij nga martesa e mëparshme, dhe kjo çoi në këtë situatë.

Por në një rrëfim të shkruar për një gazetë ai tha: E kuptoj që bëra një gjë të tmerrshme dhe meritoja dënimin më të rreptë të mundshëm. Karriera e tij akademike dhe arritjet, duke përfshirë Legjionin e Nderit Francez, i ranë brenda disa sekondave kur qëlloi dashnoren e tij.

‘Nuk më intereson ajo që thuhet për mua. Nuk ka rëndësi, “- tha ai.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota anastasia yeschenko oleg sokolov anastasia yeschenko oleg sokolov

Sondazh

Poll