Bota

Greqia nuk gjen qetësi, goditet nga tërmeti me magnitudë 5.8 të shkallës rihter

30 Janar 2020, 11:36 Nga DOSJA

GREQI– Një tërmet i fortë ka goditur Greqinë ditën e sotme, me magnitudë 5.8 të shkallës rihter.

Përkatësisht lëkundjet janë ndjerë rreth orës 12.21 të ditës së sotme. Ku sipas qendrës “EMSC”, lëkundjet e tërmetitme magnitudën 5,8 të shkallës rihter, janë regjistruar me epiqendër në  ishujt Dodecanese, 73 km nga Karpatet greke, me 10 kilometra thellësi.

Nuk dihet ende nëse ka njerëz të lënduar apo dëme materiale, por mundësitë janë më të pakta pasi epiqendra është shënuar  larg vendeve të banueshme.

Kujtojmë që këto lëkundje vijnë pas tërmetit të fortë në Turqi, dhe atij të dy ditëve më parë në Shqipëri. Tërmetet janë rikthyer sërish në Shqipëriduke shkaktuar panik te qytetarët, mbrëmjen e djeshme në orën 21:15. Sipas Intitutit të Gjeoshkencave, lëkundjet me magnitudë 4.9 të shkallës rihter me epiqendër 3 km larg fshatit Bubq, janë ndierë në shumë qytete si Durrës, Tiranë, Kurbin, Fier dhe Elbasan.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni termet me magnitude 5.8 ne greqi termet me magnitude 5.8 ne greqi

Sondazh

Poll