Bota

Jack Ma, njeriu më i pasur i Kinës dhuron 14 milion dollarë, për të krijuar vaksinën kundër Koronavirusit

30 Janar 2020, 10:00 Nga DOSJA
Jack Ma, njeriu më i pasur i Kinës dhuron 14 milion dollarë,

KINË– Jack Ma, themeluesi i Alibaba (BABA) dhe njeriu më i pasur në Kinës, ka dhuruar 14.4 milion dollarë përmes fondacionit të tij për të ndihmuar në gjetjen e një vaksine për koronavirusin Wuhan.

Miliarderi ka caktuar 5.8 milion dollarë për dy organizata kineze të kërkimit të qeverisë. Ky lajm është bërë me dije përmes një postimi në mediat sociale nga fondacioni Jack Ma.

“Pjesa tjetër e fondeve do të përdoret për të mbështetur masat “parandaluese dhe trajtuese.”- është mësuar nga deklarata e fondacionit.

Kompania gjithashtu po ofron fuqi kompjuterike falas të AI për organizatat kërkimore shkencore për të mbështetur kërkimin rreth vaksinës kundër Koronavirusit.

“Alibaba” është një prej kompanive teknologjike kineze që dhurojnë fonde për përpjekjet e trajtimit të koronavirusit.”-ka shkruar gazeta shtetërore China Daily.

Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë janë ndër ata që punojnë për një vaksinë.

Por mund të kalojë më shumë se një vit derisa të vihet në dispozicion një vaksinë, sipas Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive të SHBA.

Virusi ka vrarë të paktën 170 njerëz deri sot, ndërsa mbi 7000 të tjerë janë konfirmuar në territorin e Kinës  si të infektuar.  Më shumë se 80 raste janë konfirmuar jashtë Kinës, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, Australinë Italinë dhe Gjermaninë.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota jack ma jack ma dhuron 14 mln dollare koronavirusi në kinë shkon ne 170 numri i viktimave te koronavirusit jack ma jack ma dhuron 14 mln dollare koronavirusi në kinë shkon ne 170 numri i viktimave te koronavirusit

Sondazh

Poll