Bota

Koalicioni mes LVV dhe LDK/ Veton Surroi thirrje palëve politike: Zgjidhni çështjen e presidentit, s’duhet të jetë partia

30 Janar 2020, 09:49 Nga DOSJA
Koalicioni mes LVV dhe LDK/ Veton Surroi thirrje palëve politike: Zgjidhni

KOSOVË- Publicisti Veton Surroi ka komentuar zhvillimet marrëveshjen mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike, duke u kërkuar të dy partive që të zgjidhin çështjen e presidentit të ardhshëm, që sipas tij nuk duhet të jetë partiak, raporton Gazeta Express. Surroi ka shkruar se LVV dhe LDK duhet të rikthehen në negociatat për koalicion prej një këndi tjetër.

“LVV dhe LDK mund t’u rikthehen negociatave për koalicion prej një këndi tjetër, atij të zgjedhjes së Presidentit/es. Kjo çështje qe një prej pengesave të mëdha dhe konstante për arritjen e marrëveshjes por nuk ka nevojë të jetë e tillë”, thotë ai.

Ai shprehet se nëse do të arrihet një marrëveshje mes LVV dhe LDK për presidentin, do të forcohet idea e balancit të pushtetit mes tyre.

“Koalicioni LVV-LDK duhet ta ketë të formalizuar zgjidhjen për çështjen e Presidentit/es , në mënyrë që kjo çështje të mos shtrohet si pengesë e funksionimit të Koalicionit kur të vijë koha e zgjedhjes e Presidentit/es. Sipas Kushtetutës dhe vendimit përkatës të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti/ja nuk i “përket” asnjë partie politike, andaj zgjedhja e Presidentit/es duhet të jetë pjesë e së paku dy rrathëve të ndërtimit të koncensusit : një brenda koalicionit qeverisës dhe një tjetri me opozitën. Nëse LVV dhe LDK arrijnë një pajtim për procedurën e ndërtimit të konsensusit për Presidentin/en, atëbotë do të forcojnë idenë e balansit të pushtetit nëpërmjet bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë. Njëherë e zgjidhur kjo çështje, mund t’u rikthehen çështjeve të mbetura, të pakta dhe që të gjitha të zgjidhshme”, shkruan Veton Surroi.

NEGOCIATAT E DËSHTUARA

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dështuar të arrijnë marrëveshje edhe pas më shumë se tre muaj prej se kanë përfunduar zgjedhjet. Ngërçi në krijimin e qeverisë ka nisur për ndarjen e posteve të larta shtetërore. Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që në vitin e parë të qeverisjes të ketë Kryetarin e Kuvendit dhe Zëvendës Kryeministrin e parë, e në vitin e ardhshëm të lëshojë karrigen e kreut të Kuvendit e të marrë atë të Presidentit. Ndërkohë që kërkon të ketë dhe 5 ministri.

Por, Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka zgjedhur Glauk Konjufcën si kryetar të Kuvendit dhe shprehet se nuk do e shkarkojë, por i ka propozuar LDK-së që të shtojnë numrin e ministrive e të marrin dhe Presidentin.  Dy liderët e partive, VV-së dhe LDK-së janë takuar intensivisht me njëri-tjetrin, por ditët e fundit kanë ndërprerë takimet për më shumë se një javë dhe komunikimin e vetëm publik e kanë bërë me shkëmbimin e dy letrave të cilat përmbajnë ofertat e njëra- tjetrës se si të formohet qeveria. Pak ditë më parë është Konstituuar dhe Legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, ku u bë vetëm zgjedhja e kreut të ri të këtij institucioni, por ende nuk është arritur marrëveshja për të formuar dhe qeverinë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni koalicioni mes ldk dhe vetevendosje veton surroi koalicioni mes ldk dhe vetevendosje veton surroi

Sondazh

Poll